'Xhaxhi Ramaaa'/ Përgjigjja e vogëlushit 'shkrin' kryeministrin në Durrës

31 Mars 2019, 11:57

Qendra shëndetësore Nr. 6 në Durrës është rehabilituar tërësisht, zgjeruar dhe e pajisur me aparatura të reja si pjesë e programit të 300 qendrave shëndetësore që do të rikonstruktohen dhe rindërtohen në të gjithë vendin. Qendra  i shërben rreth 20 mijë qytetarëve të kësaj zone.

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu panë nga afër këtë qendër të rikonstruktuar, e cila gjatë sezonit të verës kthehet në një qendër 24 orëshe për t’i shërbyer edhe turistëve. Gjatë inspektimit, kryeministri bisedoi edhe me disa nga qytetarët në lidhje me "Check up"-in.

Biseda me njërën nga qytetaret
Edi Rama: Po bën "Check up"-in?
Qytetarja: Po
Edi Rama: Hera e parë që e bën?
Qytetarja: Jo, cdo vit
Edi Rama: Bravo! Si puna ime, se edhe unë e bëj cdo vit

Pas përfundimit të inspektimit, kreu i qeverisë pati një takim 'special' me një fëmijë, i cili sapo e pa reagoi “Eee xhaxhi Rama! Se të kam parë”. Më pas kryeministri e pyet se ku e ka parë vogëlushi, i cili përgjigjet: “Në televizor!”.

Biseda e plotë
Rama: Po ha akullore?
Nëna: Mami, kush është ky?
Vogëlushi: Ramaaa
Rama: Ti po ha akullore?
Vogëlushi: Ëhëëëë
Rama: Ëshë e mirë akullorja?
Vogëlushi: Ëhëëëë
Rama: Më njeh mua?
Vogëlushi: Ti je xhaxhi Ramaaa
Rama: Xhaxhi Rama. Po, unë jam xhaxhi Rama.
Vogëlushi: Të kam parë 
Rama: Ku më ke parë?
Vogëlushi: Në televizor
Rama: Nga televizori më ke parë ëëë. Ta puth pak ballin?
Vogëlushi: Paçimmmm

    No videos found.