Xheloz për Ermal Mamaqin? Eglein Laknori: Batutat e mia rrinë më mirë në gojën e tij

14 Dhjetor 2018, 15:08

Me batutat e tyre, ata kanë bërë të qeshin shumë e shumë njerëz jo vetëm nëpër programet televizive, por edhe nëpërmjet videove të postuara nëpër rrjetet sociale. I pyetur në emisionin “Rreze Dielli" në Report Tv se ç’marrëdhënie ka me kolegun e tij Ermal Mamaqi, aktori Eglein Laknori është shprehur se mes tyre nuk ka vend për xhelozi, përkundrazi ata janë shokë prej vitesh me njëri-tjetrin.

Unë Ermalin e kam shok e kam vëlla dhe nuk më vjen fare keq që më vjedh batutat, madje ndonjëherë kënaqem se rrinë më mirë në gojën e tij. Ne kemi veçantitë tona se Ermali ka edhe më shumë vite në TV, është edhe këngëtar, DJ, normalisht do jetë më i kompletuar, por ne shkojmë shumë mirë.

Eglein Laknori, aktor

Gjatë bisedës aktori është shprehur se me të gjithë kolegët ruan marrëdhënie të mira dhe ka shumë respekt e konsiderata për ta.

Unë kam marrëdhënie shumë të mirë me kolegët. Edhe kur kam qenë në Portokalli kam kaluar shumë mirë. Edhe sot që jam në spektakël dhe TV tjetër , ruaj po të njëjtat konsiderata. Të gjithë i kam shumë shokë dhe kam shumë respekt për ta, është kjo klasikja “ Miq edhe rivalë”.

Eglein Laknori, aktor