Xhemi apo Eneda?! Me kë është ndjerë më komod Salsano Rrapi

17 Shtator 2019, 13:20

s

Salsano Rrapi prezanton "Portokallinë" krah Xhemi Shehut, që veç moderatores është përfshirë në role aktrimi krah Salsanos, në rubrikën "Atentantet". Më herët krah tij ka qenë Eneda Tarifa, këngëtare. Si është për Salsanon të jetë krah dy bukurosheve, dhe detajet e vogla që bëjnë ndryshimin mes tyre.

"Krahasimisht të dyja janë të mira, por me Xhemin vazhdoj të jem, kimia ka qenë njësoj edhe me Enedën. Duke qenë natyra të ndryshme femërore kimia ime është e ndryshme me to. Eneda ka qenë më strikte, se erdhi nga një profesion që këndonte. Ndërsa Xhemi ka edhe eksperiencë më parë si prezantuese. Xhemi është vajzë që batutën e ka në majë të gjuhës, kurrë nuk ngel. Është bërë shumë e mirë si aktore. Atë që nuk bëjnë dot aktorët moderimin, të dalësh të bësh veten është shumë e vështirë, dhe Xhemi e bën mirë këtë. Xhemi më rri ngjit", rrëfeu Salsano në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv.

Por të jesh në "Portokalli", një program me mjaft ritëm dhe pafund role, nuk është e lehtë. Salsano tregon edhe një episod kur është ndjerë në "siklet".

"Unë mendoj që Portokallia pas skenës është një magji krejt tjetër. Kisha një rol femre tek atentatet dhe u vesha për moderator ndërkohë që kisha një rol tjetër, u zhvesha prapë dhe dola me geta, dhe Xhemi edhe sot e kësaj dite qeshë, se vesha pantallona dhe kisha getat poshtë që dukeshin", tha Salsano.