‘Xhisiela’ Rama: Dhuna e pafalshme, policia s’i bëri favor djalit të deputetit! Basha: Ti i fale

29 Shtator 2018, 14:42 | Përditesimi i fundit: 2018-09-29 14:50:21

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për rastin e Xhisiela Malokut, e cila u dhunua nga djali i deputetit të Krujës, Rraja. Shefi i qeverisë përmes një statusi në Twitter u shpreh se dhuna ndaj vajzës është e pafalshme, por shton se policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Referuar akuzave të shumta nga opozita në ditët e fundit, Rama thotë se ‘i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën’.

Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s'është mbi ligjin

Edi Rama

Ndërsa pas statusit të Ramës nuk ka vonuar reagimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha po në rrjetet sociale, që akuzon kryeministrin se në vend që të mbrojë vajzën, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit parlamentar.

Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. TURP! Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka.  Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi.

    No videos found.