Kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetari i PS-së, Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar në kryesinë e Kuvendit, ka akuzuar opozitën në lidhje me tritolin që iu vu mbrëmjen e djeshme, Xhisiela Malokut.
Në fjalën e tij, Rama është shprehur se nuk i interson maxhorancës që të krijojë mendimin se Xhisiela është nën trysi të rënduar psikologjike por opozitës.
Mbrëmë natën i vunë tritol në shtëpi, kush është i interesuar për të krijuar idenë se vajza është në një trysi psikologjike. Kush është i interesuar, ne?
S’ka mendje, as peshqit e liqenit artificial, se besojnë këtë. S’ka mendje normale që e beson këtë. Ata kanë interest të cysin këtë histori me lëndë plasëse. Do të dalë e vërteta edhe për vajzën e "Babale 2".
Edi Rama, kryeministër
Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e gjyshit nga ana e mamasë së Xhisiela Malokut, në shtëpinë e të cilit ajo jeton bashkë me nënën dhe motrën. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale, ndërsa familjarët kanë mbetur të tmerruar dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Rasti i vajzës nga Fushë Kruja, Xhisiela Maloku, ka trazuar politikën shqiptare dhe mediat kohët e fundit, pas një denoncimi të ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu se ajo ishte përdhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.
Vetë Xhisiela ka mohuar përdhunimin, ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore ka provuar se ajo është dhunuar nga Rexhep Rraja. Pak ditë më parë Rexhep Rraja u arrestua, ndërkohë që mbi të rëndon akuza e përndjekjes. Atij iu dha masa e sigurisë arrest me burg.