’Yjet’’ e Francës zbarkojnë në fushën e ‘’Air Albania Stadium’’

16 Nëntor 2019, 18:30 | Përditesimi i fundit: 2019-11-16 18:35:38

Futbollistët e Francës kanë shkelur për herë të parë fushën e gjelbër të ‘’Air Albania Stadium’’. Futbollistë të famshëm botërorë si Varane, Kimbempe, Zouma, Digne, Tolisso, Kante, Griezmann, Lemar, Mbappe, Giroud, Coman apo Fekir.

Shqiptarja.com siguron pamjet e hyrjes për herë të parë të lojtarëve francezë pikërisht në stadiumin i cili nesër do të inaugurohet me përballjen e Shqipërisë ndaj kampionëve në fuqi të Francës. Nesër shqiptarët e pranishëm në stadium do të kenë shansin të shohin nga afër yjet francezë të cilët prej vitesh i kanë parë nga ekranet e televizorëve.