Vendimi për të mos hapur negociatat e anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka sjellë zemërim të madh tek të dy vendet. Në një lidhje telefonike për Report Tv, gazetari Zekirja Mexhiti raportoi nga Shkupi se Zoran Zaev ka propozuar tezën e zgjedhjeve të parakohshme dhe që do të diskutohet nesër me të gjitha liderët e partive aleate.
Gazetari Mexhiti bën të ditur se zgjedhjet të parakohshme opozita e vendit i ka kërkuar sapo Franca vendosi veton për të mos hapur negociatat. Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski tha se lajmi për mos marrjen e datës është i keq, por për këtë dështim, sipas tij, “nuk është fajtor populli, por drejtuesit e pushtetit aktual” duke piketuar kështu kryeministrin aktual Zoran Zaev.
Ndër të tjera gazetari nga Shkupi ka deklaruar se ndryshe nga opozita në Maqedoni, partia aleate e Zaev, BDI ashtu edhe shumica brenda partisë së Zaev LSDM, e kundërshtojnë idenë e zgjedhjeve të parakohshme.
Më shumë gjasa edhe pse është propozuar si tezë zgjedhje të parakohshme nuk do te këtë, pasi as partia e Zaev e as aleatet nuk janë pro këtij propozimi.
