Zak Topuzi për Report TV: Figurat jopolitike në lista, zgjedhje e mirë e PD

14 Tetor 2020, 13:58 | Përditesimi i fundit: 2020-10-14 16:50:44

Emrat apo figurat e reja të përfshirë në listat e PD për deputetë, do të ulin mundësinë për t'i manipuluar ata në postet e ardhshme. Kështu e argumenton përfshirjen e tij në politikë kreu i shoqatës së agjencive turistike, Zak Topuzi, i cili u zgjodh nga anëtarësia e PD-së, edhe si pjesë e listave të kandidatëve për deputet.  Gjatë një interviste live për Report Tv, Topuzi tha se Shqipëria ka nevojë për modele të reja dhe nëse misioni i figurave të vjetra ka përfunduar nuk kanë pse qëndrojnë më në parti.