Zani Çaushi kërkon përllogaritjen e saktë të vuajtjes së dënimit, avokati: Janë bërë gabim

6 Tetor 2020, 13:22

Ish-kreu i Bandës së Vlorës, Myrteza Çaushi, i njohur me emrin Zani Çaushi ka kërkuar në Gjykatën e Korçës përllogaritjen e viteve të burgimit, pasi sipas avokatit të tij ato janë bërë gabim.

"Ne nuk kërkojmë lirimin e Zani Çaushit, ne kërkojmë llogaritjen e saktë të kohës së vuajtjes së dënimit të Myrteza Caushi. Ka një handikap në llogaritjen e kohës së dënimit, pasi kemi dy vendime dhe duke pasur parasysh përcaktimin ligjor. Vendimi ka datën kur merr formë të prerë, kohën në të cilën dënohet i pandehuri dhe njëkohësisht një pikë tjetër, e cila thotë që vuajtja e dënimit fillon në këtë datë. Ne kemi bërë llogaritjet tona dhe i jemi drejtuar gjykatës me kërkesë për të pasqyruar saktë kohën e vuajtjes së dënimit. Pas llogaritjes së kohës së saktë të vuajtjes së dënimit, pasi edhe në gjykimin e parë ne jemi tërhequr ka qenë pikërisht mos llogaritja e saktë e kohës së vuajtjes së dënimit, do të vazhdojmë procedurat ligjore duke kërkuar edhe lirimin me kusht", thotë avokati Arben Lena.