Zaptuan bregun e liqenit me shezlongë pa leje, në hetim 4 pronarë lokalesh në Pogradec

19 Gusht 2020, 10:29

TIRANE-Katër pronarë  lokalesh janë vendosur në hetim në Pogradec. Ata janë kapur në shkelje duke zaptuar hapësirën publike në anë të liqenit, pasi kishin vendosur shezlongë pa leje.

Të proceduarit;
​​​​​​• O. D., 54 vjeç, banues në fshatin Udënisht, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në hotelin në pronësi të tij në këtë fshat, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa leje.

• R. K., 40 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në hotelin në pronësi të tij në fshatin Tushemisht, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa leje.

• K. H., 35 vjeç, banues në Buçimas, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, përgjatë rrugës Pogradec-Tushemisht, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa licensën përkatëse.

• I. H., 27 vjeç, banues në Buçimas, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, përgjatë rrugës Pogradec-Tushemisht, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa licensën përkatëse.