Zaptuan plazhin dhe pa distancë në lokal! Gjoba dhe ndjekje penale në Durrës, dy vëllezër kanosën policët

18 Korrik 2020, 11:58

Dy administratorë hotelesh në Durrës, Z. F. 61 vjeç dhe H. D. 47 vjeç janë vendosur në hetim për zaptim të sipërfaqes publike me shezlongë, ndërsa një administrator lokali me inicialet M. K. u gjobit me 100.000 lekë për mosrespektim të protokolleve të sigurisë anti-COVID-it, për distancën midis personave.