Zaptuan plazhin te Shkëmbi i Kavajës duke vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, gjobiten 3 subjekte

27 Maj 2020, 15:52
  • Policia bashkiake e Durrësit në bashkëpunim me policinë e shtetit zhvilluan në zonën e Shkëmbit të Kavajës një aksion për lirimin e plazhit nga çadrat dhe shezlongët e vendosur pa leje dhe në kundërshtim me aktet normative për situatën e krijuar nga Covid -19 duke gjobitur 3 subjekte me nga 5 mijë lekë.