Zbardhen letrat që porti i kishte dërguar qeverisë, rruga që ndoqi anija dhe si përfundoi në Liban

6 Gusht 2020, 13:53

LIBAN- Të paktën 135 persona janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat teksa 4000 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i fuqishëm në Liban. Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ai moment tragjikë që mori qindra jetë njerëzish e që shkatërroi një qytete të tërë, vendi është përfshirë nga një valë pakënaqësie ndaj zyrtarëve të qeverisë, sipas së cilëve neglizhenca e tyre solli pasoja katastrofike.

Ato akuzojnë autoritet korrupsion, neglizhencë dhe keqmenaxhim. "Unë e kam ditur gjatë gjithë kohës që ne udhëhiqemi nga njerëz të paaftë, një qeveri jo kompetente [...] Por po ju them diçka, ajo që kanë bërë tani është absolutisht kriminale", u shpreh një banor në Bejrut.

Ditën e djeshme qeveria njoftoi se një numër i zyrtarëve të portit janë në arrest shtëpiak në pritje të përfundimit të hetimeve, teksa Këshilli i Lartë i Mbrojtjes këmbëngul që ata të konsiderohen përgjegjës dhe të marrin dënimin maksimal. Ministrja e informacionit, Manal Abdel Samad masa arrest shtëpie do të caktohet për të gjithë zyrtarët e portit të cilët janë ruajtur sasinë e nitrat amonit dhe e dokumentuar atë që nga qershori i 2014.

Nitrati i amonit arriti në një anije me flamur nga Moldavia, "Rhosus" cili hyri në portin e Bejrutit pasi pësoi probleme teknike gjatë udhëtimit të tij nga Gjeorgjia për në Mozambik. Sipas një raporti të publikuar në mediat ndërkombëtare, kjo anije u inspektua dhe u ndalua që të largohej, e pas kësaj pronarët e braktisën.

Sipas zyrtarit të qeverisë Salim Aoun, përfaqësues nga dogana i kanë shkruar qeverisë të paktën 6 herë nga 2014 deri në 2017 duke kërkuar udhëzime se çfarë do të bënin me këtë sasi nitrat amoniumi. Ato propozonin një sërë zgjidhjesh, që përfshinte urimin e nitratit të amonit në Ushtrinë Libaneze, ose shitjen e saj në ndërmarrjen private të shpërthimeve. Në fund asnjë përgjigje.