Zbardhen nga dëbora, Dardha, Voskopoja e Erseka! Rrugët të kalueshme edhe pa zinxhirë

12 Janar 2020, 09:30

Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë rajonin jug-lindor të vendit kanë bërë që në zonat malore të qytetit të Korçës të ketë reshje intensive dëbore. Reshjet janë të pranishme edhe në fshatrat turistike të Dardhës, Voskopojës por edhe në zonën e Ersekës.

Reshjet e dëborës kanë vijuar përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, ndërsa trashësia ka arritur nga 5 deri në 10 cm në zona të caktuara. Ndërkohë  deri më tani të gjitha akset janë të kalueshme edhe pa zinxhirë. Në rrugë nuk janë paraqitur probleme apo vështirësi në qarkullim.