TIRANE-Partia Demokratike dhe aleatët zhvilluan sot tryezën e tretë politiko-teknike për të diskutuar draftin që do të propozojnë për reformën zgjedhore. Gazetari i Report Tv, Elis Memelli ka zbuluar disa nga propozimet që janë diskutuar në tryezën paralele të opozitës, që nuk e njeh Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Opozita propozon financimin e partive 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financave private nga burimet e dyshimta, pra kriminalizimin e financimeve private. Gjithashtu selia blu kërkon që kostoja e reklamave të zbritet nga detyrimet që mediat kanë ndaj shtetit. PD në draft kërkon sipas saj uljen për mjetet e propagandës në fushatën zgjedhore.
Disa nga propozimet e opozitës
Financim i partive 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financave private nga burimet e dyshimta
Propozohet kriminalizimi i financimeve private
KQZ të bëjë një listë kostosh reference të detyrueshme me qellim matjen e shpenzimeve
për një kandidat dhe parti në fushatën zgjedhore
Të përcaktohen kriteret e llogaritjes së financimit për mediat
Kostoja e reklamave te zbritet nga detyrimet qe mediat kane ndaj shtetitNë përfundim të tryezës së tretë të opozitës, Oerd Bylykbashi sqaroi se cfarë është diskutuar dhe cfarë kërkon PD-ja."Qeveria kujdestare tranzitore garanton zgjedhje të lira. Ne diskutuam propozime të ndryshme që ende do të marrin rrugën e tyre për draftim. Mesazhi që vjen nga kjo përpjekje, është e angazhuar 100% për reformën zgjedhore për propozime në përputhje me OSBE-në për të zgjidhur të gjitha problemet e tjera. Edi Rama nuk garanton dot zgjedhje, por vjedh edhe votat e tij. Këtë javë do të ketë rritje të itensitetit.