Zbardhet axhenda e samitit te Zagrebit, Gjipali: Humbasim kohe nga procesi i zgjerimit për shkak të pandemisë

5 Maj 2020, 17:42

Pandemia e koronavirusit do t'i bëjë shqiptarët të presin më gjatë për një sinjal tjetër pozitiv për hapjen e negociatave. Përballimi i këtij virusi të padukshëm do të jetë në fokusin e Samiti të Zagrebit, që do të mblidhet online, pasditen e së mërkurës, tashmë i ridimensionuar.

Në axhendën e siguruar nga Report tv thuhet se udhëheqësit e vendeve pjesëmarrëse do të diskutojnë mbi menaxhimin e situatës nga COVID, masat, planin për të ardhmen, solidaritetin rajonal dhe më gjerë, por edhe ndihmën nga Brukseli për Ballkanin Perëndimor.