Zbardhet axhenda e seancës plenare, 24 çështje në 2 orë, mes tyre ndryshimet në Kodin Penal

13 Prill 2020, 18:32

TIRANË- Report TV zbardh axhendën e mbledhjes se seancës plenare të datës 16 prill, e para seancë pas situatës së krijuar nga koronavirus që do të mbahet në kushte aspak të zakonshme.

Për 2 orë të vendosura në dispozicion nga Kuvendi i Shqipërisë, ligjvënësit do të diskutojnë 24 çështje, mes tyre më të rëndësishmet janë ndryshimet në Kodin Penal që parashikojnë deri në 15 burg për thyerjen e Karantinës.