Zbardhet dëshmia/ I penduari Luftar Reçi: Lul Berisha më kërkoi të vras Klodjan Saliun, në këmbim të hiqte hasmin tim!

9 Dhjetor 2020, 14:16 | Përditesimi i fundit: 2020-12-09 16:35:55

TIRANË- Shqiptarja.com ka mësuar detaje të rëndësishme nga dëshmia e Luftar Reçit të penduarit që ka hedhur dritë dhe ka rihapur hetimet për dy vrasje të bujshme që kanë tronditur vendin vite më parë, atë të Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut, për të cilat SPAK akuzon si të përfshirë Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe bandat e tyre. Zbulohet që në dëshminë e tij Reçi ka treguar takimin që ka bërë me Lul Berishën, që sipas informacioneve është bërë në kazinonë e tij, në të cilin ky i fundit i ka ofruar një marrëveshje sipas së cilës i penduari duhej të vriste Klodjan Saliun që në këmbim Berisha t'i vriste hasmin. Ky takim dyshohet të jetë bërë në fillim të shkurtit te stacioni i trenit në Tiranë, te kazinoja e Reçit.Mësohet se Reçi ka zbuluar para SPAK se Lul Berisha i ka kërkuar atij, në shkurt të vitit 2005, që ti gjejë kallëpe tritoli për vrasjen e Vajdin Lamajt, në ashensor në banesën e tij. I penduari ka rrëfyer se bombën ai e ka përgatitur bashkë me Indrit Taullain, i cili i ka thënë se bomba duhej për të shpërthyer një makinë. Në dëshminë e tij, Luftar Reçi mësohet se të ketë rrëfyer edhe një telefonatë që ka marrë nga muaji shkurt i vitit 2005 nga Lulzim Berisha. Ai ka thënë t'i gjejë nga ato të "nëntat", (që ishin kallëpe tritoli), ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga Reçi për hasmit e tij në Dibër, atentat i parealizuar nga ai për arsye se hasmi i mbante me vete fëmijët e tij dhe unë nuk e bëri shpërthimin sepse nuk donte të vrsite fëmijët. Zbulohet se arsyeja pse këto dy vrasje janë bashkuar në një hetim të vetëm është fakti se Reçi ka deklaruar se bombën me të cilën është kryer vrasja e Vajdin Lamajt, ia ka dorëzuar Emiljano Shullazit. Pasi ka marrë vesh nga mediet se u vra Vajdin Lame me shpërthim, ka telefonuar Lul Berishën i cili i ka thënë se ishte në Turqi dhe kjo ishte punë Indritit.