Zbardhet drafti i Opozitës Parlamentare për ndryshimet në Kodin: Pragu elektoral 1%, kryetari i Partisë mund të kandidojë në disa zona, 1/3 e listave e mbyllur

24 Shtator 2020, 18:42

Ndryshe nga sa premtuan opozita parlamentare depozitoi në Kuvend një draft që mban të mbyllur 1/3 e listave të kandidatëve për deputetë dhe që u jep mundësi kryetarëve të partive të pëcaktojnë një liste preferenciale kandidatësh, njëlloj si propozimi i PS. Ndryshimi qëndron në shpërndarjen e mandateve, ku në këtë rast nuk duhet që kandidati postë listës preferenciale të kalojë pragun, që është mesatarja e votave të fituara nga partia pjestuar me numrin e mandateve.