Zbardhet drafti i plotë/ PS kërkon lista të hapura 100% por me kusht

19 Shtator 2020, 16:50

Drafti i Partisë Socialiste i zbardhur nga Report Tv parashikon hapjen e listave 100%, por sipas formulës së PS, renditja e kandidatëve te vendosur ne fletë votimi nga cdo forcë politike, ndryshon vëtëm nëse kandidati ka marrë një numër votash parapelqyese më të madh sesa mesatarja e partisë qe del nga pjestimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti. Konkretisht ky eshte nje kusht qe minimizon efektin e votave  parapelqyese tipike te listave te hapura dhe qe ka shkaktuar edhe reagime te ashpra nga ana e opozitës, sipas te cilës de fakto me ketë sistem, PS nuk i hap fare listat.