Zbardhet drafti përfundimtar për Kodin e ri Zgjedhor, si do funksionojë KQZ-ja e re! Opozita jashteparlamentare kthehet në kuvend me të dërguar të posaçëm

26 Qershor 2020, 13:58 | Përditesimi i fundit: 2020-06-26 14:57:28

Report Tv siguron draftin përfundimtar të arritur me marrëveshje në tryezën e Këshillit Politik. Drafti reflekton formulën e propozuar nga PD për KQZ ku ky komision është mbi partitë dhe kryekomisioneri zgjidhet me 84 vota në parlament. Gjithashtu kufizohet edhe qeveria e cila s’mund të ulë taksat dhe as të rrisë pensionet 4 muaj para zgjedhjeve.