Zbardhet lista e kombëtares për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, risi lojtari i Interit! Reja: Ka shumë pikëpyetje, jam i shqetësuar

29 Gusht 2020, 13:05 | Përditesimi i fundit: 2020-08-29 13:39:26

TIRANE-Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja ka publikuar listën e lojtarëve që ka ftuar për dy ndeshjet e radhës për Ligën e Kombeve, 4 shtator përballë Bjellorusisë dhe 3 ditë më pas me Lituaninë. Risitë në listën e kuqezinjve janë dy, Ramën Çepele, pjesë e ekipit të të rinjve të Interit dhe Armando Broja që luan në Holandë te Vitesse.