Zbardhet lista e partive të regjistruara në zgjedhje, 5 aleatët që tradhtojnë Bashën

20 Prill 2019, 12:45 | Përditesimi i fundit: 2019-04-20 15:16:26

Të dielën është afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit. Meqë është pushim, afati i fundit është të martën.

Deri tani në KQZ janë regjistruar 25 parti, ndërsa kanë aplikuar për t'u regjistruar 8 parti të tjera, duke e çuar në 33 numrin e partive që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

8 partitë e reja do të regjistrohen të martën nga KQZ, ndërsa 1 parti, Aleanca Demokratike e Eduard Abazit, për shkak se nuk ka kthyer fondet e marra paraprakisht nga KQZ, është në kushtet për të mos u regjistruar nga KQZ.

Nga partitë e regjistruara, bien në sy 5 parti që dikur kanë qenë aleatë të Bashës, Bashkimi Demokrat Shqiptar me kryetar Ylber Valteri, Partia Ora e Shqipërisë e drejtuar nga Zef Shtjefni, Bashkimi Liberal Demokrat e drejtuar nga Arian  Starova, Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë e Arian Galdinit, si dhe Partia Kombëtare Konservatore   e drejtuar nga Kujtim Gjuzi.

REGJISTRUAR

ALEATË TË RAMËS          

1.  Partia Socialiste e Shqipërisë          Edi Rama

2.  Partia Socialdemokrate Shqiptare  Skender Gjinushi

3.  Partia e Gjelbër                                Edlir Petanaj

4.   Partia Kristian Demokrate               Dhimitër Muslia

5.  Partia Aleanca Demokristiane          Zef Bushati

6.  Partia Socialiste e Moderuar            Gjergji Koja

7.  Partia Unitetit Kombëtar                   Idajet Beqiri

8.  Partia Emigracionit Shqiptar             Kostaq Papa

9.  Personat me Aftësi të Kufizuar         Gjovalin Shqalshi

10.  Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare  Genci Sakaj

11. Partia e të Drejtave të Mohuara       Ilir Vata

12. Demokracia e Re Europiane            Koçi Tahiri

13.  Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane       Valentino Mustaka

14. Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet Kujtim Muça

15. Partia Ardhmëria Shqiptare                     Emin Subashi

16. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen      Kristo Kiço

17. Partia për Demokraci dhe Solidaritet       Gaqo Apostolo

18. P. Për Mbrojtjen e të drejtave te emigranteve    Ymer Kurti

19. Partia Komuniste e Shqipërisë                  Qemal Cicollari

ALEATË TË BASHËS

20. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber Valteri

21. Partia Ora e Shqipërisë                     Zef Shtjefni

22. Partia Bashkimi Liberal Demokrat   Arian Starova

23. Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë Arian Galdini

24.  Partia Kombëtare Konservatore                 Kujtim Gjuzi

JASHTË KOALICIONEVE

25.  Partia për Mbrojtjen e te Drejtave të Puntoreve   Kadri Isufaj

KANË BËRË KËRKESË NË KQZ, REGJISTROHEN TË MARTËN

JASHTË KOALICIONEVE

1. Fryma e Re Demokratike       Bamir Topi

2. Lista e Barabartë                   Ben Blushi

3. Partia Zgjidhja                       Koço Kokëdhima

ALEATË TË RAMËS

4.  Partia Demokracia Sociale             Paskal Milo

5.  Partia Ligj dhe Drejtësi                    Spartak Ngjela

6.  Partia Socialpuntore Shqiptare       Ramadan Ndreka

7.  Partia e Reformave Demokratike   Krenar Rryçi

8.  Pajtimi Kombëtar Shqiptar            Spartak Dobi

NË KUSHTE PËR T'U MOS REGJISTRUAR. NUK KA KTHYER FONDET     

1.     Partia Aleanca Demokratike Shqiptare            Eduart Abazi

    No videos found.