Zbardhet lista me emrat e kandidatëve të Lëvizjes për Ndryshim, Topalli e para në katër qarqe! Spikat edhe Dashamir Tahiri

8 Mars 2021, 14:44

Ora 24:00 e ditës së sotme do të shënojë përfundimin e afatit që kanë partitë politike për të zbuluar emrat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit në 12 qarqet e vendit. E para që ka dorëzuar listën me kandidatët e saj në KQZ është kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli.