Zbardhet skema/ Si 32-vjeçari hakeroi sistemin për marrjen e pagës së luftës dhe vodhi 15.5 mln lekë

29 Dhjetor 2020, 14:21

Denis Trungu, veprimet e para kanë nisur në muajin prill kur qeveria miratoi pagën e luftës për bizneset që ishin mbyllur për shkak të pandemisë.

Gjatë kësaj kohe Trungu ka hapur një llogari pranë një banke të nivelit të dytë ndërsa ka deklaruar se është i punësuar si kontrollor pranë një kompanie transporti me qëllim përfitimin e pagës së luftës.

Më pas i riu ka ndërhyrë tek shërbimi dixhital “E-filing” duke transferuar në llogarinë e tij 36 paga lufte. Trasnfertat janë bërë përgjatë datës 6 maj deri më 22 qershor në 6 banka dhe llogari të tjera, për qëllime të ndryshme si pagesë për koncert, pagesë qiraje, pagesë faturash si dhe pagesa të pa specifikuara.

Sipas hetuesve lidhur me burimin e të ardhurave rezulton se 32-vjeçari nuk ka patur kreditime në llogari, por ka përdorur një overdraft të paautorizuar.

Nisur nga të dhënat e siguruara drejtoria e parandalimit dhe pastrimit të parave është nxjerrë urdhri për bllokimin e përkohshëm të transaksioneve të llogarive bankare në emër të 32-vjeçarit.

Hetuesit, pasi kanë marrë nën administrim llogaritë në emër të te riut kanë konstatuar se nga 15