Zbardhet tentativa e atentatit ndaj Inez Hajrullës në Vlorë, arrestohen 4 persona /EMRAT

15 Nëntor 2019, 14:47

VLORË - Policia e Vlorës ka zbardhur pas gjashtë muajsh atentatin e mbetur në tentativë në Ujë të Frohtë, më 10 maj 2019, ku shënjestër ishte Inez Hajrulla, një personazh i njohur në botën e krimit në qytetin bregdetar. Policia ka vënë në pranga 4 persona në një operacion të koduar "Gjurmimi", 24 deri në 28 vjeç, banues në Vlorë, Fier dhe Tiranë.

Nga të shtënat me armë në drejtim të lokalit ku qëndronte Hajrulla mbeti i plagosur një kalimtar i rastësishëm, Dajko Canodemaj, 63 vjeç.

ë arrestuarit janë: Daut Elmazi 25 vjeç, banues në Vlorë, Albano Goxhaj 24 vjeç, banues në Fier, Dejvison Serjani 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Ardjan Ahmeti26 vjeç, banues në Tiranë;

"Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje", thotë policia në një njoftim për ngjarjen.

Inez Hajrulla mbeti invalid si pasojë e një atentati me tritol të bërë kundër tij në nëntor 2017. Pas tentativës së atentatit majin e këtij viti, Hajrulla qëndroi një muaj në qeli për shkak se u gjet me pistoletë me vete në lokal. Pro nga akti i ekspertimit balistik arma që Hajrulla thotë se e kishte me vete në 10 maj 2019, ka dalë jo të rregullt teknikisht, dhe se arma nuk ishte në gjendje të qëllonte predha.

Burime pranë policisë dhe prokurorisë së Vlorës thanë më herët për “Shqiptarja.com” se arma ka shumë gjasa që të jetë ndërruar gjatë kohës që Hajrulla dhe shoku i tij Erivs Matodashaj qëndronin të fshehur, duke i servirur organeve ligjzbatuese një armë jo të rregullt teknikisht për të qëlluar.