Zbardhet vendimi që gjykatësi i lexoi Tahirit, çfarë pritet të bëjë sot ish-ministri i Brendshëm?

20 Shtator 2019, 10:53

TIRANË - Nuk jam kriminel, nuk jam trafikant dhe nuk jam pjesë e një grupi kriminal. Kjo ishte gjithçka që ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri arriti të kuptojë mbrëmë nga vendimi i Gjykatës për Krime të Rënda, i marrë pas mbi 10 orëve këshillim mes treshes së gjyqtarëve Flora Hajredinaj,  Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka. As nuk qesh, e as nuk qaj dot, tha Tahiri për gazetarët, teksa la Gjykatën pak para orës 22:00 kur kishte shkuar prej orës 09:00 të mëngjesit. Një pritje e gjatë për një nga gjyqet më të rëndësishëm ndër vite. Gjithçka ishte pjesë e hetimeve 2 vjeçare të Prokurorisë për Krime të Rënda, nga nëntori i 2017-ës, u sfumua.

Gjykata e shpalli të pafajshëm ish-ministrin për të treja akuzat e rënda që kishte ngritur organi i akuzës: "Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. Ish-ministri i Brendshëm u dënua për shpërdorim detyre! Kjo akuzë nuk ishte e artikuluar nga Prokuroria, por u ngrit e re nga gjykata, që në gjuhën juridike quhet, kualifikim i veprës penale. Një procedurë e ndodhur rrallë në historinë e proceseve gjyqësore. Nuk do të bëjë asnjë ditë burg, por megjithatë, ish-ministri nuk do të ndalet në atë që e quan majën e betejës. "Beteja sapo ka filluar", tha ai mbrëmë para gazetarëve. 

Vendimi i Gjykatës ishte i tillë: 5 vite burg për shpërdorim detyre, që me gjykimin e shkurtuar ulet me 1/3 dhe shkon në 3.4 vite burg. Edhe këtë masë, Gjykata vendosi ta konvertojë në 3 vite shërbim prove me kushtin që të mos kryejë vepër penale dhe të mos ushtrojë funksione publike për 3 vjet. 

Por cili ishte vendimi që lexoi kryesuesi i trupës gjykuese, Ardit Mustafaj?

Shqiptarja.com jua sjell të plotë: 

Deklarimin të të pandehurit Saimir Tahiri për veprën penale të shpërdorimit të detyrës të parashikuar nga neni 248 i kodit penal dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim

Deklarimin të pafajshëm të të pandehurit Saimir Tahiri për veprat penale të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar 363 a paragrafi i dytë i kodit penal pasi nuk vërtetohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale që akuzohet bazuar në nenin 338 pika 1 gërma d të Kodit Penal.

    No videos found.