Zbulohen detaje të reja nga zhdukja e 39 vjeçarit në Vlorë, çështja e tij kalon në SPAK

16 Tetor 2020, 11:32

Detaje të reja janë zbuluar nga zhdukja prej 4 ditësh e 39 vjeçarit Ermal Ngucaj nga Lepenica, në Vlorë. Burime bëjnë me dije se çështja e zhdukjes së 39 vjeçarit ka kaluar në SPAK.

Makina e tij u gjet e braktisur dhe mësohet se ajo ka qenë e mbyllur dhe nuk janë gjetur as çelësat. Brenda saj nuk kishte ndonjë send të dyshimtë, por vetëm atlete dhe rroba. Sipas informacioneve, 39-vjeçari kishte bërë 7 muaj burg për një konflikt në gurore në Lepenicë të Vlorës.