Shtetrrethimi/ Dokumenti që duhet të kenë mjekët dhe pacientët nesër për të lëvizur

12 Mars 2020, 18:22 | Përditesimi i fundit: 2020-03-12 18:35:32

Nesër mjekët dhe pacientët me sëmundje kronike do të lejohen që të lëviznin duke u përjashtuar nga rregulli. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se si mjekët ashtu edhe pacientët duhet të kenë me vete një dokument që të lejohen për të qarkulluar. Mjekët duhet të kenë një dokument identifikimi në mënyrë që të transportohen me shërbim publik apo privat për të vijuar punën normalisht. Ndërsa pacientët duhet të kenë një dokument që tregon se marrin shërbime shëndetësore.