Zbulohet bllofi makabër: Ja si gënjen Sali Berisha edhe mbi të vdekurit nga Covid

10 Prill 2020, 20:37

Në shpresën cinike për të shpallur më në fund një masakër të shkaktuar nga koronavirusi në Shqipëri, plaku i çmendur SB është përpjekur të shpikë atë masakër që për fat deri tani nuk ka ndodhur. Kështu gjatë një interviste makabre bërë me 4 prill me “zëdhënësja” e tij në televizionin e një prej oligarkëve të tij të preferuar, doktor Mortja tha se nuk është e vërtetë se në Shqipëri ishin deri atëherë 21 të vdekur, siç bënte të ditur Ministria e Shëndetësisë (sot janë 23), “por të paktën 10-15 herë më shumë”. Domethënë sipas Berishës të vdekurit nga koronavirusi duhet të ishin mes 200-300 vetëve!!!