Zbulohet e kaluara e dy vëllezërve që ekzekutuan të riun për një kondicioner

23 Gusht 2019, 16:02

Dy vëllezrit që kryen krimindje në Tiranë, Griseldo Kusi dhe Albano Kusi (djemtë e Bujar Kusit) nuk janë emra të panjohur për drejtësinë shqiptare. Ty dy vëllezërit janë të përfshirë në ngjarje kriminale, vrasje, plagosje e tentativë vrasje. Konkretisht Albano Kusi ka vrarë me armë zjarri Shkelqim Nozlli, ngjarje kjo e ndodhur në 16 tetor te vitit 2010 ndërkohë që trupi i viktimës u gjet dy ditë më vonë në Qafë-Krrabë.  Pas hetimeve rezultoi se zanafilla ishte një borxh i papaguar mes viktimës dhe Albano Kusit  edhe pazaret per blerjen e drogës.

Sipas vendimit te Gjykatës, motivi i ngjarjes ishte një borxh prej 650 eurosh që i kishte viktima. Sipas Kusit këto para viktima ia kishte kthyer e më pas ia kishte kërkuar sërish. Viktima Nozlli u kishte premtuar dy punonjësve të policisë shitjen e dy pistoletave nga 1 mijë euro secila. Sipas vendimit të mases së sigurise ditën e ngjarjes Nozlli ka takuar policët. Pasi u ka treguar njerën nga pistoletat ai u ka marrë atyre shumën e 1750 eurove. Më pas u ka thënë se do te takonte kushëririn e tij Kusin për të marrë pistoletën tjetër. Sipas hetimeve Nozlli ka Takuar Kusin dhe me anë të një taksie kanë udhëtuar drejt Qafë-Krrabës ku pas dy ditësh Nozlli u gjend i vdekur. Gjate deklarimeve në polici Kusi ka pranuar se ka qenë ai autor i vrasjes se Nozllit. Kusi pretendon se viktimën e kishte të afërt dhe se ky i kishte borxh shumën prej 650 eurosh.