Zbulohet formula e re e PD-së për KQZ-në: Të zgjidhet nga politika

18 Qershor 2020, 14:31 | Përditesimi i fundit: 2020-06-18 14:44:50

Dy ditë pas kontestimit të Partisë Socialiste për formulën për KQZ e re, Partia Demokratike ka dërguar një tjetër propozim në tryezën e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, të cilin Report Tv e ka siguruar. Formula e re kërkon që procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së ta inicioi Kuvendi (jo më nga Avokati i Popullit si në variantin e parë), por komisioni përzgjedhës të mos jetë i përbërë nga deputetë, por nga juristë që i propozojnë palët politike, PS, PD dhe LSI, pra KQZ të mbetet sërish politike.

PROPOZIMI I RI I PD
18.06.2020
Propozim II i Opozitës mbi KQZ-në

I. Neni 17 i draftit të para datës 5 Qershor 2020, që vazhdon të mbështetet nga Partia Socialiste, duhet të riformulohet në përputhje me Dakordësinë e arritur midis palëve politike në datën 5 Qershor 2020. Pas refuzimit nga ana juaj të formulës së propozuar nga ana jonë, identike me formulën e përzgjedhjes së organeve të reja të pavarura të sistemit të drejtësisë, si dhe duke mbajtur në konsideratë kundërshtinë tuaj që procesi duhet të zhvillohet ekskluzivisht në Kuvend, pa përfshirjen e institucioneve të tjera të pavarura, paraqesim amendimin e nenit 17 të draftit paraprak si më poshtë vijon: