Zbulohet fotoja e katër personave të arrestuar për trafikimin e 617 kg kokainë me vulën e 'K.F. Elbasani' në Brazil

3 Tetor 2019, 15:25

Zbulohen detaje të reja nga droga e kapur në Brazil.

Është zbuluar identiteti i katër personave të arrestuar në datën 1 tetor, pasi iu gjetën 617 kg kokainë teksa po udhëtonin me kamion, ku destinacioni i tyre dyshohet të ishte Shqipëria.

Ata janë: P. O. O. C. 24 vjeç; M. A. P. 49 vjeç; N. P. 52 vjeç dhe J. C. G. A. 40 vjeç.

Lidhja e drogës së kapur në Brazil me Shqipërinë është se mbi të ishte vulosur 'K.F. Elbasani', klubi i një prej skuadrave të futbollit të vendit tonë.

Gjithashtu nisur nga inicialet, njëri nga personat e arrestuar N. P. 52 vjeç mund të jetë shqiptar,pasi vetëm ai ka iniciale të shkurtra dhe emrat e Amerikës Latine në përgjithësi janë shumë të gjatë.

Në  kamionin e bardhë Mercedes Bens 1620 me targa të Pontes Lacerda CVN3518, u gjet sasia e 617 kg kokainë, që kishin të vulosur K.F. Elbasani.

Sipas medias së huaj, kamioni ishte nën shënjestër të policisë pasi disa persona ishin ankuar më parë.

Personat e arrestuar, pronën e kishin kthyer në një rafineri të ambalazhimit  të kokainës.  

Në pronën që ndodhej në Gleba Tibaji afër Brasnorte u gjet një sasi e madhe e lëndëve narkotike dhe materiale të ndryshme për mbështjelljen e vendosjen e drogës. 

Përvec 617 kg drogë, policia sekuestroi edhe disa tableta të substancës hidroklorur kokainë dhe 2 tableta të një lënde të pastës së kokainës.

Policia sekuesteroi kamionin e mallrave tip Mercedes 1620 me targa CVN3518, një fiat të bardhë me targa NDH7227 dhe një fiat me ngjyrë argjendi me targa NJU9234.

    No videos found.