Zbulohet gjigandi xhelatinoz në brigjet e Norvegjisë

1 Nëntor 2019, 15:36

Në brigjet e Ørstafjorden, në Norvegji, me anijen kërkimore REV Ocean që monitoron sotjen dhe deteve, dy zhytësit Nils Baadnes dhe Ronald Raasch kanë bërë një zbulim unikal.

Të dy zhytësit, 200 m larg nga bregu dhe në rreth 16 metra në thellësi, e gjetën veten përballë me një masë të lëngshme.

Bëhet fjalë për dhjetëra vezë kallamari, që me trajtën e tyre të çuditshme shtangën për një çast zhytësit, që ishin në kërkim të një anije të mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për shkencëtarët ky është një zbulim i rrallë.

Zakonisht qeset e vezëve rrëshqasin në thellësi deri në 150 metra, duke u bërë pothuajse për padukshme.

Videoja e regjistruar me një GoPro, është bërë virale në rrjetet sociale.