5 shqiptarë në grupin kriminal prej 16 personash në Greqi, trafikonin armë

15 Shtator 2019, 12:09 | Përditesimi i fundit: 2019-09-15 13:32:00

Armët shqiptare alarmojnë policinë greke ndërsa goditet grupi kriminal prej 16 personash që në më pak se një vit trafikuan 122.566 fishekë dhe 4 armë kallashnikov drejt Greqisë.

Policia greke ka bërë publik bilancin e operacionit që ka cuar në pranga 6 persona ndërssa 10 të tjerë pjestarë të grupit kriminal janë në kërkim.

Nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të armëve ata janë arrestuar ndërsa baza në greqi e grupit ishte një kapanon që mbante ushqimet për kafshët në zonën e Kretës.

Hetuesit grek dhe prokuroria kundër krimeve të rënda atje me ka zbuluar se 16 personat funksiononin në dy grupe ku njëri qëndronte në greqi dhe njëri në shqipëri, duke ju përgjigjur kërkesave nga greqia për grumbullimin e armaëve.

Pasi armët siguroheshin në shqipëri kryesisht armët e kalibrit të rëndë të cilat prej vitit të mbrapsht 1997 janë të përhapura në të gjithë territorin, nga kufiri i gjelbër kaloheshin drejt greqisë me anë të një fuoristrade.

Sipas njoftimit të policisë greke prej nëntor 2018 përllograitur një fitim prej 232 mijë euro ndërsa edhe krimet e rënda në shqipëri janë bërë tashmë pjesë e këtij hetimi.

Ky armatim i sekuestruar nga policia greke dyshohet se përfundonte edhe në duart e terroristëve cka ka alarmuar edhe Europol që ka kërkuar informacione të detajuara.

Katër dërgesa të trafikut të armëve janë dokumentuar nga autoritetet greke dhe janë përdorur si prova sëbashku me municionet e sekuestruara ndaj 6 të arrestuarve për të cilët gjykata atje ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg.