Zbulohet itinerari i 617 kg kanabis që u ndalua në Elbasan me logon e Elbasanit

8 Tetor 2019, 22:59

Zbardhet itinerari i 617 kg të sekuestruar në Brazil me logon e Klubit të Elbasanit. Gazetari i Report Tv Artan Hoxha tha në studion e Repolitix se ajo nuk kishte destinacion Shqipërinë por do të shkakohej në Belgjikë.

"Dua të theksoj për rastin e drogës së kapur në Brazil. Edhe pse kishte atë logo ajo nuk do vinte në Shqipëri. Ajo vinte nga Bolivia, ishte ndalur në Brazil dhe do shkarkohej në Belgjikë. Ajo kishte një linjë tjetër dhe kishte si adresë portin e Anversës. Por të gjitha këto raste dëshmojnë për përmasat e vërteta të këtyre grupeve. Sot ata janë të vështira për t'u goditur se shtrihen në disa kontinente', u shpreh Artan Hoxha.

  •