Zbulohet kontrata: Në kohën e COVID Lulzim Basha paguan kompaninë që lobon në SHBA për diktatorin

21 Prill 2020, 16:45

TIRANË- Lulzim Bashës, nuk i ndahen skandalet sapo ai firmos një kontratë lobimi në SHBA. CNA.al ka mundur të sigurojë nga burime zyrtare kontratën e firmosur nga Gazmend Bardhi në emër të PD me Sonoran Policy Group, LLC, kompani lubuese në SHBA me qendër në Washington. Kontrata që mban firmën e Gazmend Bardhit dhe vulën e Partisë Demokratike, është deklaruar nga kompania Sonoran Policy Group, LLC në Departamentin Amerikan të Drejtësisë në datën 20 mars, pra vetëm një muaj më parë. Data zyrtare e firmosjes së kontarëts nga Gazmend Bardhi për PD mban datën 10 mars 2020. Sa pako ushqimore do të kishte blerë me 60 mije dollare për njerëz në nevojë në këtë kohë të vështirë për shqiptarët?