Zbulohet planeti ku jetojnë alienët

2 Mars 2019, 09:23

“Alienët mund të jetojnë në një “Super Toke”, misterioze dhe e ngrirë, shumë pranë planetit tone”- kështu thuhet në një artikull të botuar në “The Sun”.  Bota e re e zbuluar kohët e fundit në Rrugën e Qumështit, është një nga eksoplanetët më afër Tokës. I njohur si “Barnard B”, planeti është jashtëzakonisht i ftohtë, i zhytur në -170 ° C. Megjithatë shkencëtarët mendojnë se alienët mund të banojnë atje.

Duke qënë se “Bernard B” ka një trinom të ngjajshëm me Tokën tonë - praninë e formave të hekurit dhe nikelit, një fushë magnetike të fortë dhe një aktivitet të fortë gjeotermik, shkencëtarët mendojnë se ai mund të jetë në gjendje të strehojë jetë fal ngrohjes prej proceseve gjeotermal, ashtu si dhe në liqenet e gjendur në nënakujt e Antartidës.

“Barnard B” u zbulua në muajin nëntor të vitit 2018 dhe është i dyti më i afërt eksoplanet jashtë sistemit tonë diellor. Ai fillimisht u mendua se ishte tepër i ftohtë për të rritur forma jete, por studimi i bërthamës se tij ka ndryshuar idetë fillestare.

“Barnard B” ndodhet 6 vite drite nga toka, një rrugë e shkurtër në terma kozmik, por një udhëtim i largët krahasuar me distancat normale. Duke përdorur teknologjinë e lartë, për të mbërritur te ai do të duhen 130 000 vjet. Planeti I ri I zbuluar është një masë toke 3,2 herë më e madhe se planeti Tokë. Ai furnizohet me vetëm 2% energji krahasuar me energjinë që ne marrim prej diellit.