Zëri i refugjatëve të Kosovës dhe kromi i nëntokës së Bulqizës në Bienalen e Venecias

7 Korrik 2019, 17:55 | Përditesimi i fundit: 2019-07-08 12:34:04

Edicioni i 58-të i Bienales së Venecias që do të qëndrojë hapur deri më 24 nëntor shfaq 90 pavijone, ndërsa pjesë janë edhe Shqipëria me Kosovën. Shqipëria përfaqësohet me artistin Driant Zeneli me video-instalacionin “Maybe dhe Cosmos is not so extraordinary”, që lidh realitetin me fantazinë, nëntokën e Shqipërisë me kozmosin.

Vepra e tij flet për një realitet specifik të Shqipërisë të Bulqizës, kromin. Mediet italiane mes vendeve të tjera të Ballkanit që po marrin pjesën në Bienale, i kanë kushtuar rëndësi edhe Driant Zenelit. "Ai sjell historinë e nxjerrjes së kromit në minierat e Bulqizës përmes pikëpamjes së një grupi fëmijësh. Zeneli reflekton në realitetet shtypëse, por të fshehura, dhe kufijtë e ngushtë të lënë individit nga aftësia për të imagjinuar, por edhe për të ndërtuar një të ardhme më të lirë' shkruhet ndër të tjera për veprën e artistit shqiptar.