'Zero kosto, zero ecejake, zero ryshfet', Rama: Si të aplikoni për lejet në plazh

3 Qershor 2020, 18:42

Nga 1 qershori subjektet që do të aplikojnë për një stacion plazhi e bëjnë atë në përmes aplikimit online në e-albania. Kryeministri Edi Rama shprehet se kjo është një procedurë e thjeshtë dhe që siguron transparencë, shmang zvarritjet  e së shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike.

Kjo mënyrë për Ramën nuk ka kosto, ryshfet dhe ecejake që kanë ekzistuar një vit më parë."Në e-Albania, aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, për të garantuar sa më shumë siguri në mbrojtjen e shëndetit dhe për të mos lejuar më zaptimin e plazheve që për 30 vjet u ka nxirë pushimet njerëzve të këtij vendi. Subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx… për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit. Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe nga telefoni. Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike. Ndiqni videon e mëposhtme me të gjitha sqarimet e nevojshme! Zero kosto, zero ecejake, zero ryshfet!", shkruan Rama.

    No videos found.