Zero ndërgjegjësim! Qytetarët abuzojnë hapur me dy oraret kur lejohet lëvizja... i shfrytëzojnë për xhiro në grup, pa maska e doreza

20 Mars 2020, 10:56

Ndërgjegjësimi i qytetarëve duket se është zero. Dy orët e vendosura nga qeveria për të lëvizur të cilat përkojnë me oraret kur njerëzit shkojnë dhe kthehen nga puna, shumë qytetarë i kanë shfrytëzuar si orë pushimi apo xhiroje. Në këto dy orare, sheshet, bulevardet janë plot, me qytetarë që lëvizin pa maska, pa doreza dhe mbi të gjitha grupe-grupe, duke u shndërruar në një rrezik shumë serioz për përhapjen e koronavirusit.