Zero tatim e TVSH për bizneset e vogla deri në 2029, Rama i përgjigjet PD: Shifrat flasin vetë

22 Shtator 2020, 17:57

TIRANË"Është unikale në rajonin tonë dhe përkon me zotimin tonë për të mbështetur fuqimisht çdokënd që krijon punë për veten dhe familjen e që është pjesë e komunitetit të biznesit të vogël"! Kështu e nis fjalën e tij Kryeministri i Edi Rama teksa theksoi se tashmë është fakt i kryer që bizneset me xhiro deri në 10 milionë lekë nuk do të paguajnë TVSH dhe bizneset me qarkullim deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë deri në 2029 tatim-fitimin.

 “Ky është një fakt se si qeveria mbështet biznesin e vogël. Aktualisht sot 93.743 biznese ose 77% e nr total që paguajnë 0 tatim mbi fitimin, janë më pas 14% që paguajnë 5% tatim dhe të dyja së bashku nga ky moment e kanë zero tatimin. "Sot me vendim të Kuvendit të Shqipërisë bizneset e vogla të cilat kryejnë një xhiro deri në 14 mln nuk paguajnë tatim fitimi, ndërsa bizneset me xhiro deri në 10 mln nuk paguajnë sa TVSH zero. Këtë mbështetje biznesi i vogël në vend e ka si i vetmi komunitet në të gjithë rajonin. Në vitin 2013 paguanin 10% taksë si tatim fitimi dhe zhvillonin aktivitet rreth 60 mijë tatimpagues me xhiro deri në 8 mln lekë, dhe paguan edhe një tatim tjetër për pushtetin vendor, që më pas në periudhën tonë fillojë të zhbëhet deri sa vijmë në këtë moment historik për biznesin e vogël”, thotë Rama.

    No videos found.