Zgjatja e orarit deri në 17:30, zhduken radhët në tregun e Kombinatit

13 Prill 2020, 13:06 | Përditesimi i fundit: 2020-04-13 18:20:09

Tregu ushqimor i Kombinatit sot duket më pak i populluar se në ditët e tjera pavarësisht se pritej ndryshe. Kjo për shkak se vinim nga izolimi i të shtunës dhe të dielës ku nuk lejohej asnjë lloj aktviteti.

Gjithsesi siç duket edhe nga video situate është krejt më normale. Sigurisht që kjo mund të ketë ardhur edhe për shkak të zgjatjes së orarit të kufizimit që ka hyrë në fuqi nga dita e sotme. Tregjet ashtu si farmacitë do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:30.