Zgjedhja e Presidentit, Agron Gjekmarkaj në Kuvend: ‘Si je o i bukuri i tezes’...Hani, moj bagëti, hani...

30 Maj 2022, 15:03

Mes dyshimeve, pikëpyetjeve  dhe dilemave në jam opozitar i vërtetë apo i shitur, safi apo i blerë, 24 karatesh flori, apo prej tunxhi, i ndershëm apo i rremë u nisa ta marr fjalën sot ! Jetojmë në kohë të çuditshme, kur njeriu mendon se e di çfarë është por jo, i duhet të presë me dorë në zemër që të tjerët t'ja thonë e pastaj vetveten të gjejë.