Zgjedhja e presidentit të ri/ Nikolla nuk i jep fjalën Berishës, ish kryeministri: Je unike! Ndalon mundësinë për procedurë

4 Qershor 2022, 18:35

Sapo nisi seanca plenare për votimin e kandidaturës së PS për presidentin e ri, ish kryeministri Sali Berisha kërkoi fjalën, por kryetarja e Kuvendit Lindita NIkolla nuk ia dha.

Berisha iu përgjigj nga vendi duke i thënë: “Je unike. Ndalon mundësinë për procedurë”.