Zgjedhje të parakohshme pas reformës zgjedhore? Deputeti i PS-së: Jemi gati, nuk trembemi!

27 Janar 2020, 20:32

TIRANE-Deputeti i PS-së Arben Pëllumbi i ftuar në studion e Report Tv përballë gazetarit Besard Jacaj u shpreh se Partia Socialiste nuk trembet nga zgjedhjet e parakohshme. Ai tha se pas uljes së PD-së në tryezën e reformës zgjedhore nuk fshihet asnjë pakt tjetër, por nëse do të duhet të shkojnë në zgjedhjet, strukturat socialiste janë gati.

"Nëse do të duhet të bëjmë një marrëveshje ne nuk na trembe asgjë, ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje, strukturat janë në punë, në organizim, po mbyllim një proces riorganizimi. Por të mos fillojmë të bëjmë hamendësime.