Zgjedhje të reja për daljen nga kriza? Balla: Të dielën e katërt të 2021

18 Mars 2019, 22:04

Pavarësisht kërkesave të opozitës për zgjedhje të parakohshme politike përmes një qeverie teknike, Taulant Balla shprehet i vendosur se shumica do të përfundojë mandatin sikur e parashikon Kushtetuta deri në qershorin e 2021. "E diela e katërt e qershorit të 2021 i bie që të jenë zgjedhjet. Mund të rritet numri i deputetëve opozitarë? Numri i atyre që ende nuk u ka ardhur radha për vakancat është i madh, por e rëndësishme është që të kuptojmë që kuvendi është funksional dhe legjitim. Jemi të hapur me dialog me partitë e opozitës, PD dhe LSI-së" tha ai.