Zgjedhjet e këtij viti do të mbahen mend si më të shtrenjtat në histori. Vetëm për fushatën zgjedhore nga buxheti i shtetit janë përcaktuar 270 milionë lekë ose 205 milionë lekë më shumë se zgjedhjet e kaluara. Ndërkohë që për organizimin e zgjedhjeve dhe identifikimin elektronik janë përcaktuar më herët edhe 4.4 miliardë lekë.