Rama me kandidatët për deputetë në Tiranë: Fitojmë 20 deputetë në kryeqytet! Skuadra jonë në lartësinë e pritshmërisë

23 Mars 2021, 16:22 | Përditesimi i fundit: 2021-03-23 17:30:46

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës.

Rama tha se kjo është një skuadër në lartësinë e pritshmërisë së publikut. Ndërkaq kryeministri theksoi se pandemia spostoi projektet e PS.

Besoj që ne kemi vënë përpara zgjedhësve të qarkut Tiranë një skuadër e cila është në lartësinë e pritshmërisë së publikut. Të të gjitha moshave të të gjitha kategorive për të pasur një zgjedhje e cila në bazë të sistemit të ri zgjedhor është një zgjedhje për partinë por edhe zgjedhje preferenciale për një kandidat apo një tjetër.

Shpreh mirënjohje për 2 zonjat e nderuara që janë në dy krahët e mi që u bënë pjesë e kësaj skuadre si një detyroim qytetar dhe si një angazhim qytetar dhe si një akt i cili flet shumë për faktin se sa më shumë partitë të kenë ambicie dhe vullnet për tu bërë pasqyra aq më shumë janë mundësitë që kjo të ndodhë”, tha Rama.