'Ujësjellësi ishte fole punësimi partiak', Rama: Mandatin e 3-të ujë të pijshëm 24 orë në 61 bashki

18 Mars 2021, 10:05 | Përditesimi: 18 Mars 2021, 15:25

TIRANË- Program i PS-së për mandatin e tretë qeverisës parashikon që 61 bashkitë e vendit të furnizohen me 24 orë ujë të pijshëm në ditë. Kryeministri Edi Rama akuzoi kundërshtarët politikë se i kishin kthyer ndërmarrjet e ujësjellësve në fole punësimi partiak, teksa shtoi se me ardhjen e tij në pushtet panorama u ndryshua rrënjësisht.

b.ha./Shqiptarja.com